Një çift kosovar nga Skënderaj ka kurorëzuar dashurinë e tyre në një mënyrë të veçantë.Të veshur me uniformë të Ushtrisë të Kosovës dhe me vizitë tek vendet e shenjta shqiptare, ky çift ka bërë të duket më ndryshe nga të tjerët.
Fotot e çiftit janë bërë tek Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz dhe tek shkronjat e simbolit “UÇK”.
Ky çift ka shkruar se dashuria e tyre e përjetshme është bërë duke iu lutur Zotit dhe betuar rreth flamurit.