Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orësh në vend u regjistruan 6 vdekje dhe 48 raste të reja pozitive me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjithashtu u bë e ditur për shërimin e 903 qytetarëve nga ky virus, teksa numri rasteve aktive është 8.903.
Tutje, MSh, ka bërë të ditur se viktimat e fundit nga COVID-19 janë pesë meshkuj dhe një femër.
Nga kjo shifër, 3 viktima i takojnë moshës mbi 80 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 70-79 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 takon grupmoshës 49-59 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.