Napoli ka shënuar fitore prej 4-0 si mysafir Udineses në ndeshjen e javës së katërt të Serie A.
Në sfidën e zhvilluar në Stadio Friuli njëri nga golashënuesit ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Ekzekutimi i një gjuajtjeje të lirë për mysafirët shkoi në formë të një aksioni më të zgjatur, ndërsa Kalidou Koulibaly asistoi te futbollisti shqiptar, i cili ndodhej pranë portës dhe shënoi me kokë (35’).
Ky ishte goli i dytë i Partenopei, ndërsa paraprakisht kishte realizuar Victor Osimhen (24’).
Në pjesën e dytë, Napoli i shënoi edhe dy gola përmes Kalidou Koulibaly (52’) dhe Hirving Lozano (84’).
Goli i Amir Rrahmanit: