Pas vendosjes së masës së targave të përkohëshmë për veturat që vijnë nga Serbia, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u akuzua nga opozita këtë veprim e mori për shkak të fushatës parazgjedhore, shkruan Gazeta “Enigma”.
Mirëpo, analisti Rasim Alija, ka thënë për Gazetën “Enigma”, se nuk ka fakte që vendimi për targa të jetë bërë enkas për fushatë ose jo.
Ai ka thënë se ka rastisur që vendimi për targa të jetë në kohë fushate e zgjedhjes, por sipas tij padyshim që kjo i ndihmon Vetëvendosjes t’a krijoj një përceptim të favorshëm elektoral në opinion, e që ky përceptim mund të përkthehet edhe në vota.
“Për sa kohë që vendimi për targa funksionon, duke e pozicionuar Kosovën në terren të përshtatshem dhe pozicion të mirë në procesin e dialogut, çështja nëse është bërë për fushatë ose jo ky vendim, e humbet rëndësinë”, ka thënë ai.
Alija, tutje ka theksuar se ekzekutivi kosovar duhet të vendos reciprocitet edhe në fusha të tjera.
“Kosova dhe Serbia t’i ndalin menjëherë tensionet”
Pas zhvillimeve në veri të vendit, zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjedhur mosmarrëveshjet e tilla.
“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka thënë ai.
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Gazetën “Enigma”, ka folur lidhur me paralajmrimet e palës serbe, dhe veprimet e tyre pas ndërmarrjes së reciprocitetit për targa.
“Deklarimet nga Gjuriqi por edhe nga Vuqiqi janë mesazhe që tregojnë që këta dy po tentojnë që të komunikojnë me qytetarët civil serb që ti bashkohen politikes nacionaliste serbe mbi vendimin që mund ta marr pas takimit të paralajmruar të këshillit nacional të siguris se Serbis që është proklamuar që do të ndodh sot”, ka thënë Shala.
Shala, ka thënë se sa i përket Policisë së Kosovës, ata janë duke vepruar sipas planit të tyre operativ për të jetësuar në zbatim vendimin e qeverisë së Kosovës, derisa në anën tjetër janë duke garantuar shtrirje të autoritetit dhe sovranitetit në tërë vendin.
Ndryshe, autoblinda të njësisë speciale të Kosovës kanë dalur të hënën e 20 shtatorit e kanë ndalur vetura të Serbisë dhe nuk i kanë lënë të kalojnë derisa janë poseduar me targa të Kosovës.
Kjo ngjalli debate të shumta në vend dhe reagime nga ana e Serbisë, derisa Vuçiq ka thënë se Serbia do të marrë parasysh masat kundër Kosovës në ditët e ardhshme dhe më pas do të dalë me to.
LEXO EDHE: Vuçiqi me ultimatum ndaj Kosovës pas vendojses së reciprocitetit të targave
“Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se veprimet e ndërmarra të hënën e 20 shtatorit nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar dokumentin ku ishte nënshkruar marrëveshja .
Në këtë dokument thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.
Vlen të theksohet se edhe këtë të martë forca të shtuara të Njësisë Speciale vazhdojnë të shkojnë drejt veriut, derisa situata në veri të Kosovës gjatë natës së mbrëmshme është vlerësuar e qetë, por me tensione. /Gazeta Enigma/.