Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 173 raste të reja me COVID-19 nga 5 mijë e 95 testime të kryera. Kurse betejën me virusin e kanë humbur 7 qytetarë.