Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT-it i cili erdhi pas tensioneve në veri që u nxitën nga vendimi i qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat.
Kurti në një postim në Twitter për vendimin ka thënë se i njëjti nuk është provokim e as diskriminim, por sipas tij është masë reciproke, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Ai tha se ose targat duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen nga të dy palët.
“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt. Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova”, ka shkruajtur ai.
Kurti po ashtu tha se në takim, ambasadorët e QUINT-it i ka informuar se pas vendimit nuk është shënuar asnjë incident dhe se policia janë në veri për të mbajtur rendin dhe qetësinë.
“U takuam me ambasadorët e QUINT-it për vendimin e djeshëm për targat e makinave që hyjnë në Kosovë. I informova se asnë incident nuk ka ndodhur dhe se policia janë aty për të mbajtur rendin dhe qetësinë”, ka shkruajtur Kurti.
Today, w/ Min.@XSvecla, we met w/ Quint ambassadors & head of EUOK regarding yesterday’s dec. about provision of temporary license plates for cars entering RKS w/ Serbian plates. I informed them that no incidents have occurred & that police are there to maintain order & security. pic.twitter.com/dOOgnWEmwx— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2021