Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, vazhdon të gëzojë një reputacion të mirë jashtë Gjermanisë dhe gëzon besim më shumë se Joe Biden, Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Emmanuel Macron, sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra Kërkimore Pew.
Kancelarja gjermane mori vlerësimin më të lartë të besimit në krahasim me udhëheqësit e SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe Francës.
Një shifër prej 77 përqind e të anketuarve kishin besim se Merkel do të bënte gjënë e duhur në lidhje me çështjet ndërkombëtare.
Megjithatë, kjo ndjenjë pozitive nuk ishte e dukshme në Greqi, ku vetëm 30 përqind e të anketuarve kishin besim se Merkel po bënte gjënë e duhur.
Qeveritë greke dhe gjermane janë përplasur vazhdimisht gjatë krizës së borxhit të Eurozonës, e cila paralizoi ekonominë e Greqisë një dekadë më parë.
Udhëheqësja gjermane gjithashtu ka një vlerësim të lartë besimi nga gjermanët, që kur u bë kancelare. Më shumë se dy të tretat e kanë këtë pikëpamje gjatë kohës së saj si kancelare, shkruan DW, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2021, besimi është edhe më i lartë, me 77 përqind e të anketuarve që kanë besim te udhëheqësja e tyre, e cila do të përfundojë karrierën e saj politike pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj jave.
Anketuesit gjithashtu morën vlerësim nga tetë vende të tjera evropiane, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë.
Shtatë nga dhjetë persona në vendet e anketuara janë të bindur se Merkel do të bëjë gjënë e duhur ndërkombëtarisht. Nëntë në dhjetë njerëz në Holandë dhe Suedi ndajnë po të njëjtin mendim.
Sipas studimit, Gjermania gjithashtu konsiderohet mirë, me 79 përqind të të anketuarve që kanë një pamje të favorshme të vendit.
Pjesëmarrësit gjithashtu besojnë se qeveria gjermane ka bërë mirë me qasjen e saj ndaj pandemisë COVID-19.
Vendi shihet të ketë performuar më mirë se Organizata Botërore e Shëndetit, Kina, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Tetë nga dhjetë njerëz në Greqi, megjithatë, mendojnë se Gjermania ka shumë ndikim. Shumica e italianëve dhe spanjollëve të anketuar ndanë këto shqetësime.