Albulena Sylejmani është njëra nga kanditet femra që kërkon votën e gjinisë së saj dhe jo vetëm, teksa numëron shumë arsye përse ajo do të ishte zëri i qytetarëve gjilanas, në rast se do të merrte një mandat në Asamblenë Komunale në Zgjedhjet Lokale të cilat mbahen në tetor të këtij viti.
Studimet i ka mbaruar në Universitetin “Hasan Prishtina”, përkatësisht drejtimin “Parashkollor”. Karrieren profesionale e ka nisur si edukatore në Kopshtin e Fëmijëve “HELLO”, ndërsa ka vijuar me punë dhe përkushtim të ngritet në funksion si menaxhere e këtij institucioni edukativo-arsimor në qytetin e Vitisë.
Qëllimi kryesor i kyqjes në politikë për Albulenen që nga viti 2016 është dhënia e kontributit në të gjitha sferat, por në veçanti për një arsimim cilësor dhe ndryshim të gjendjes së tanishme.
“Të nderuar bashkëqytetar, zotohem se do te jem zëri i juaj në Kuvendin Komunal, do të shtyej përpara proceset dhe idetë për reformat mëse të nevojshme në Arsim”.
Albulena kërkon ndryshim, jo vazhdim të gjendjes së tanishme. Nese jeni për të ndryshuar gjendjen për të mirë, atëherë keni mundësinë ta bëni atë duke adresuar votën tek Albulena”.
Ndryshe, Albulena rrjedh nga një familje “intelektualësh” dhe kontribues të mëdhenj në luftën çlirimtare të Kosovës, si dhe formimin e shtetndërtimit të Kosovës.
Hapësirë e sponzorizuar për Zgjedhje Lokale!