Ndërsa tensioni në vendkalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut vazhdon, për shkak të vendimit të Kryeministrit të Kosovës, libri i gruas së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, u promovua në Beograd.
Bëhet fjalë për librin “Ideja e lirisë dhe ‘Vetëvendosja” nga Rita Augestad Knudsen, gruaja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe me atë rast, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili e përktheu librin në gjuhën serbe, organizoi një diskutim mbi temën e vetëvendosjes.
Autorja e cila iu bashkua konferencës përmes videolidhjes Zoom, falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e bisedës me temën e së drejtës për vetëvendosje.
Përveç Sonja Biserko, në bisedë morën pjesë drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim (KIPRED), Dr. Lulzim Peci, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Curak dhe profesor në Fakultetin Juridik në Podgoricë, Srdjan Darmanoviç, iu bashkuan bisedës përmes Internetit.
Autorja, ndër të tjera, tha se ajo pret që koncepti i vetëvendosjes, kuptimi dhe koncepti i të cilit po ndryshon, do të kthehet në politikën ndërkombëtare.
Libri, ndër të tjera, siç është shkruar në hyrje, flet për atë se sa deklarata të rëndësishme në shekullin XX dhe fillimin e shekullit XXI mbi temën e vetëvendosjes u reflektuan në luftën për kuptimin ndërkombëtar të lirisë dhe ishin pjesë e saj.