Një person ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, raporton Gazeta Enigma.
Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Frashër i Madh në Mitrovicë, më 2 shtator, ndërkaq viktima ka vdekur në QKUK të enjten e 23 shtatorit.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv.
“Fsh. Frashër i Madh, Mitrovicë, 02.09.2021 – 21:17. Më 23.09.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK Prishtinë, për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.