Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi ka njoftuar se në zgjedhjet për kuvende komunale të këtij viti të cilat mbahen me 17 tetor, garës i janë bashkuar edhe dhjetë persona me aftësi të kufizuara, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Maliqi ka thënë kjo ka ndodhur si asnjëherë më parë, ku kemi një rritje të numrit të kandidatëve me aftësi të kufizuara nëpër subjekte politike.
“Si asnjëherë më parë, këtë vit është rritur numri i kandidatëve me aftësi të kufizuara nëpër subjekte të ndryshme, që synojnë një përfaqësim të denjë nëpër Kuvendet Komunale të Kosovës, të cilët tani kanë nevojë për mbështetje”, ka shkruar ai.
Ai tutje theksoi se “Zëri i tyre rreth të drejtave dhe përmirësimit të situatës së personave me aftësi të kufizuara në vend, është më se i domosdoshme të ngritet dhe të dëgjohet”.