MPJ e Rusisë thonë se agjentët që tentuan të hynë në veri ishin gazetar

MPJ e Rusisë thonë se agjentët që tentuan të hynë në veri ishin gazetar

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është munduar të sqaroj punëve të agjentëve rus në veri që kishin tentuar të hynin në territorin e Kosovës.

Me anë të një komunikate MPJ ruse mundohet që të arsyetohet duke thënë se ata nuk ishin agjent por gazetar dhe se kanë qenë atje me qëllime gazetareske.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se detyra e agjentëve të infiltruar si gazetar ishte redaktuese.

Për çudi njëri nga “gazetarët” siç po e quan MPJ ruse ishte dëbuar nga Shqipëria vite më parë edhe se kishte qenë pjesë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Burime nga strukturat e sigurisë për RTV Dukagjinin mbrëmë kanë thënë se dy rusë dhe një bjellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur pajisje të dyshimta.

Drejtuesi i “Debat Plus” Ermal Panduri tha se dy nga ta janë ndaluar nga policia e Kosovës derisa i treti ka mundur të infiltrohet në Kosovë bashkë me serbët tjerë.

“Të tre kanë pasur në çanta pajisje kibernetike”, ka njoftuar Panduri.

Raportohet se shtetasi rus Sergei Belous ishte dëbuar edhe nga Shqipëria pasi që i njëjti ishte dyshuar për vepra të jashtëligjshme.

Për këtë rus raportohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Related Articles