Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka folur me tonë jashtëzakonisht viktimizuese në OKB për situatën në veri të Kosovës.
Ajo aty ka thënë se Kosova me dërgimin e Specialëve në veri, sipas saj ka shkelur “brutalisht” marrëveshjen e Brukselit dhe se kjo shkaktoi një krizë të madhe.
Madje sipas saj, gjithë kjo situatë ndërpreu furnizimin me ushqim dhe barna për serbët e veriut.
“Me pretekstin e zbatimit të rregullave të reja në targa, Prishtina dërgoi njësi speciale të armatosura rëndë në veri të krahinës. Kjo është një shkelje tjetër brutale e Marrëveshjes së Brukselit, dhe kjo shfaqje irracionale e forcës shkaktoi një krizë të madhe”, tha ajo.
“Kjo ndërpreu furnizimin me ushqim dhe ilaçe në zonat serbe në veri të krahinës, ndërsa banorët serbë të cilët u mblodhën paqësisht në protestë kundër masës u pritën me gaz lotsjellës dhe brutalitet policor, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin lokal dhe rajonaj”, tha Bërnabiq.
Madje ajo tutje ka vazhduar duke e paraqitur Serbinë si paqedashëse dhe të interesuar për një kompromis.