Qeveria e Republikës së Kosovës ka nisur procedurat për themelimin e Fondit Sovran.
Ky Fond parasheh që asetet kryesore të shtetit t’i ketë nën menaxhim dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit të shuhet.
Asetet strategjike të Kosovës, do t’i ketë në përgjegjësi Fondi duke punuar për rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës, por edhe të gjitha asetet e AKP-së do t’i kalojnë nën menaxhim.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se Fondi Sovran ka dy anë të medaljes.
Sipas tij, në shumë vende të botës krijimi i këtyre fondeve ka dhënë rezultat, por rasti i Kosovës është më ndryshe, sepse ka shumë pretendues për hise në asetet e Kosovës.
“Kemi bërë një analizë të këtyre fondeve në mbarë botën dhe kanë dhënë rezultat pozitive, qoftë në Azi apo edhe në vendet arabe, por edhe në vendet evropiane, duhet një kohë më e gjatë e përgatitjes”.
“Mirëpo, Kosova duhet të ketë kujdes sa i përket themelimit të këtij Fondi Sovran, sepse Agjencia Kosovare Privatizimit e cili ka në vete shumë sfida dhe kompetenca të privatizimit, tani kalon në ministri dhe kam frikë se do të hapet një kuti e pandorës, ku blerësit dhe shumë kërkueses të borxheve në Kosovë do t’i adresojnë problemet drejt në qeveri dhe do të jetë një rrezik”, thotë Gërxhaliu për Albanian Post, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Ai mendon se duhet kohë, ekspertizë dhe sundim të ligjit, duke dominuar argumenti shkencor, por jo ai politik.
“Duhet të kemi kujdes me procesin e privatizimit dhe besoj kur të flitet për Fondin Sovran, një ndër sfidat më të mëdha do të jetë procesi i privatizimit në Agjencinë e Privatizimit të Kosovës dhe problemet që ka gjeneruar gjatë funksionimit dhe të gjitha obligimit do të barten në qeveri”.
“Qeveria nuk do ta ketë këtë mundësi që vërtetë do t’i përmbush të gjitha obligimet dhe kërkesa, vetëm për Trepçën kërkohet 1 miliardë e 600 milionë euro, borxhi nga procesi i privatizimit dhe ankesat janë 1 miliardë 900 milionë euro, prandaj duhet kujdes në këtë drejtim, duhet maturi dhe fizibilitet”.
Njohësi i ekonomisë, Erton Bega, thotë se Fondi Sovran është në fazën fillestar të ndërtimit të tij, por që ende nuk dihet saktë si do të operojë.
“Ky është një model që zbatohet në disa shtete nëpër botë, kryesisht në shtetet të kanë rezerva të mëdha natyrore dhe ato pastaj fitimin e mbetur që gjenerohet nga resurset natyrore e menaxhojnë në interesa të popullatës”, thotë ai.
Sipas tij, menaxhimi i ndërmarrjeve publike deri tani është dëshmuar i dëmshëm, pasi të gjitha ndërmarrjet publike operojnë me bilanc tregtar negativ.
“Prandaj është i nevojshëm një ndryshim dhe mbetën të shihen veprimet e sakta të Fondit Sovran për të vlerësuar më saktësisht se sa mund të sjellë zhvillim për ndërmarrjet publike të cilave i dedikohet. Por, si start është pozitiv për shkak që pritet të ketë një ndryshim në menaxhimin e ndërmarrjeve publike”.
Po ashtu, për Begën, mbetet ende e paqartë se si do të financohet fondi.
“Ka disa vende të Evropë të cilat e praktikojnë Fondin Sovrani cili është një fond zhvillimorë dhe prinë Norvegjia, por ajo mbetet për tu diskutuar nga Qeveria e Kosovës si do të finacohet Fondi Sovran pasi vendet tjera evropiane të cilat nga një fond të tillë e e financojnë kryesisht nga profiti që gjenerohet prej resorëseve natyrore”.
Vetëvendosje, që qeverisë me Kosovën, e ka proklamuar themelimin e Fondit Sovran dhe shuarjen e Agjencisë së Privatizimit, duke i dhënë fund edhe privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe tokave që kanë qenë në pronësi të këtij agjencioni.