Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ndihet i befasuar si u pranua goli i fitores nga Aston Villa.
Djajtë e Kuq u mposhten me rezultat 1-0 në udhëtimin e tyre te Aston Villa në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.
Goli i vetëm për vendasit e Aston Villas u shënua në minutën e 88-të nga Kortney Hause.
Megjithatë, ky gol po cilësohet si i parregullt nga trajneri i Unitedit, Solskjaer.
Trajneri norvegjez pretendon se Ollie Watkins pengoi portierin David de Gea, menjëherë para se Hause të shënonte golin.
“That’s offside. He (Kortney Hause) has touched David [De Gea] as he heads the ball.” – Ole Gunnar Solskjaer
Does Ole have a point? ???? #MUNAVL pic.twitter.com/kAo3p1lr78— talkSPORT (@talkSPORT) September 25, 2021
“Ju mund ta pranoni humbje kur është një gol i mirë i pranuar kundër jush, por ky gol ishte jashtë loje. Ai e ka prekur Davidin teksa godet topin”.
“Unë thjesht nuk mund ta shoh qëndrueshmërinë dhe kjo është qartë jashtë loje”, ka thënë Solskjaer për BBC pas ndeshjes.