Gjatë ditës së djeshme një rast dhune ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.
Babai në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj vajzës së tij.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren, 26.09.2021 – 21:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Enigma.