Kurti s’e lejon gazetaren serbe të bëjë pyetje, “mund të bëni pyetje gjatë ditës, jo tani”

Kurti s’e lejon gazetaren serbe të bëjë pyetje, “mund të bëni pyetje gjatë ditës, jo tani”

Pasi e përmbylli konferencën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, u sfidua me një pyetje nga një gazetare serbe, raporton Gazeta “Enigma

Pasi përfundoi konferenca, gazetarja serbe kërkoi fjalën “A mundem ta bëjë vetëm edhe një pyetje”, tha ajo.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kurtit i cili i  tha se “Dita është e gjatë, më pas mund t’iu përgjigjem”.

Por gazetarja sërish su step. “Po, ama këtu ishin tri deri katër redaksi në gjuhën serbe, ndërsa ne nuk patëm mundësi të shtrojmë pyetje”, tha ajo.

Kurti me këtë rast kërkoi falje dhe sërish tha se nuk mund të vazhdoj më tutje konferenca, dhe vazhdoi për në takimet e tjera.

Ajo ja ktheu “e si mund të ju arrijmë juve” dhe vazhdoi duke e shtruar pyetjen.

“A keni zgjidhje për tabelat”, pyeti ajo, por nuk mori përgjigje meqë Kurti veçse u largua./Gazeta Enigma.


Related Articles