Komandanti i KFOR-it për shtimin dhe vendosjen e patrullave në veri: I shërbejnë shtensionimit të situatës

Komandanti i KFOR-it për shtimin dhe vendosjen e patrullave në veri: I shërbejnë shtensionimit të situatës

Gjatë ditës së sotme është raportuar se KFOR-i do të ndërhyjë në veri për ta zhbllokuar situatën pas reciprocitetit për targa që Kosova i vuri Serbisë.

Lidhur me zhvillimet atje është deklaruar komandanti i kësaj trupe, gjenerali Franco Federic.

Ky ka thënë se ka vendosur ushtarakët e tij në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak, derisa ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët për ndërprerjen e protestave.

“KFOR -i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe duke vendosur njësitë e tij në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së të vitit 1999. KFOR gjithashtu ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira në ndërprerjen e protestave në Kosovën Veriore”, ka thënë Federic.

Sipas tij, masat e ndërmarra, të cilat janë diskutuar me të gjitha Institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave të Veriut, kanë për qëllim deeskalimin e shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi dhe lirie të sigurt të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Related Articles