Bisedimet Kosovë-Serbi, Jovanoviç: Kurti është negociator i ashpër, kjo çon në përkeqësim

Bisedimet Kosovë-Serbi, Jovanoviç: Kurti është negociator i ashpër, kjo çon në përkeqësim

Redaktorja e së përditshmes opozitare serbe “Danas”, dhe gazetarja e “Novi magazin”, Jelka Jovanoviç në një intervistë për N1, është shprehur se Serbia në mënyrë të vazhdueshme po deklaron “fitore ndaj Kosovës”.

Duke komentuar situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ajo tha se “Mendoj se do të ketë zgjidhje, do të tërhiqen Njësitë Elite Speciale. Dhe do të harrojmë krejt këtë çka ndodhi dhe si nisi, Kurti s’ka çfarë të humbasë”.

“Kujtojmë se për shkak të politikave të reciprocitetit që (Kurti) aplikoi mbi mallrat dhe në dogana, kur për shkak të kësaj e rrëzuan, por u kthye edhe më i fuqishëm në zgjedhje. Edhe pas kësaj do të kthehet edhe më i fuqishëm”, deklaroi Jovanoviç.

Ndër të tjera ajo tha se Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka avantazh mbi politikanët e tjerë kosovarë, “duke mos pasur bagazh të krimeve të luftës, sepse e kanë ndaluar në burgun e Nishit”.

Ajo tha se në Serbi janë hedhur plot fjalë të tilla si ultimatum dhe pogrom, të cilat si fjalë vazhdimisht janë përdorur për dekada, dhe se “fatkeqësisht këto sjellin pasojat më të padëshiruara”

“Por pyetja që shtrohet, është, a janë vërtetë të padëshiruara këto pasoja?”, shtroi pyetjen ajo.

”Petkoviç dhe Bislimi do të kenë raundin e ri të bisedimeve. Në fillim të shtatorit, ishte një raund negociues, u njoftua se aplikimi i reciprocitetit do të fillonte, Serbia u përpoq disa herë ta zgjaste atë marrëveshje për një vit dhe nuk ia doli. Kurti është një negociator i ashpër, kjo çon në përkeqësim, përdoren fjalë të forta dhe nxitëse ”, thotë Jovanović.

Related Articles