Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, shtatë të lënduar

Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, shtatë të lënduar

Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec, afër fshatit Zatriq ka ndodhur një aksident, ku të përfshira kanë qenë tri vetura. Njëra nga to i takon Prokurorisë së Gjakovës.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti. Disa nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë e disa të tjerë janë dërguar për në Prizren”, ka thënë Xhurkaj.

Ai tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe se më vonë do të bëhen të ditura detaje lidhur me aksidentin. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles