Departamenti i Shtetit Amerikan, ka bërë të ditur se tashmë ka emëruar Karen Donfried, ndihmës Sekretare të re, për Europë dhe Euroazi.
Këtë e ka konfirmuar byroja e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike e Departamentit të Shtetit Amerikan përmes një cicërime në twitter, të cilët përmes një dedikim i uruan Donfried mirëseardhje në detyrën e re.
”Ne jemi të ngazëllyer të mirëpresim Ndihmës Sekretarin tonë të ri, Dr. Karen Donfried! Me udhëheqjen dhe vizionin e saj, ne mezi presim të vazhdojmë trashëgiminë e një marrëdhënieje të fortë SHBA-Evropiane dhe partneritetit Trans-Atlantik”.
We’re excited to welcome our new Assistant Secretary, Dr. Karen Donfried! With her leadership and vision, we look forward to continuing the legacy of a strong US-European relationship and Trans-Atlantic partnership.— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) September 28, 2021