Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për E.K. i cili dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçareje, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës bëhet e ditur se i pandehuri për shtatë ditë radhazi ka dhunuar të miturën, në një motel në Pejë dhe në shtëpinë e tij.
“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”, ka bërë të ditur Gjykata.