Një grua ka raportuar në polici se është rrahur dhe dhunuar disa herë nga një person, shtetas i Maqedonisë Veriore.
E njëjta ka deklaruar se i dyshuari ndodhet në një shtet tjetër.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM /Prishtinë NN – NN. Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.