Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-it, raporton Gazeta “Enigma”.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 583 gjoba për mosrespektim të këtij ligji, shkruan Klankosova.tv
Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar edhe 882 gjoba trafiku.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona si dhe 11 janë dërguar në mbajtje.