Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka takuar në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veslin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Për këtë vizitë ai është deklaruar në rrjetin social “Facebook”.
” Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: