Asociacioni i Komunave i reagon Nagavcit për shpërndarjen e librave shkollorë

Asociacioni i Komunave i reagon Nagavcit për shpërndarjen e librave shkollorë

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se ka pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën e disa teksteve shkollore për klasat 6, 7 dhe 9.

Ajo ka thënë se ministria që drejton kishte njoftuar DKA-të se tekstet e klasave 6,7 dhe 9 do të përdoreshin të vitit paraprak prandaj shkollat duhej të siguroheshin që nxënësit e këtyre klasave t’i kthenin ato.

Por, ndaj deklaratave të saj ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Sipas tyre, të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi sa I përket shpërndarjes së teksteve shkollore e që bien në kompetencë të komunave janë kryer në plotëni.

Sipas tyre, për përgjegjësitë e veta MASHT nuk mund të fajësojë komunat.

Reagimi i plotë:

MASHT-i I LË FAJIN KOMUNAVE PËR SHKAK NEGLIZHENCËS SË VET

MASHT  ka informuar komunat që nuk do të ketë furnizim me tekste këtë vit për nivelin parashkollor si dhe për klasat 6 deri 9.

Për klasat 6 – 9 është kërkuar që tekstet të barten nga gjenerata në gjeneratë.

Vetëm për klasën e 7 janë dy libra alternativë të rinjë që do të sigurohen nga MASHT.

Dhe  për klasën e 8 janë libra të gjithë të rinjë që MASHT  do të i siguroj.

Nga Komunat është kërkuar që të plotësojnë katalogun me kërkesa për furnizime me tekste shkollore brenda afatit prej 5 ditë.

Komunat kanë plotësuar kërkesat në katalogjet e parapara të MASHT në afatin e paraparë kohor, dhe është raportuar numri i nxënësve në përpuethshmëri me numrin e nxënësve të regjistruar në SMIA të MASHT.

Kurse te furnizimi me tekste shkollore për klasat 6-9 Komunat kanë formuar komisionet e duhura për pranimin e teksteve shkollore të dorëzuara nga MASHT.

Këto komisione kanë kryer punën në mënyrë shumë të mirë, mirëpo librat mungojnë, sepse MASHT nuk I ka dërguar sasinë e kërkuar  të librave nëpër komuna. Të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi sa I përket shpërndarjes së teksteve shkollore e që bien në kompetencë të komunave janë kryer në plotni. Për përgjegjësit e veta MASHT nuk mund të fajësoj komunat.

Problemi qëndron në atë që librat e siguruar nga gjenerata paraprake ose janë të dëmtuar apo edhe nxënësit nuk i kanë kthyer në shkolla, që do të thotë mungon një numër I teksteve për klasat 6, 7, 9.

Gjithashtu numri i nxënësve ndryshon nga viti në vit nëpër shkolla.

Related Articles