U.d e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, të enjten (sot) duke filluar nga ora 14:00 pritet të takohet me kryetarët e komunave e për të diskutuar lidhur me situatën pandemike, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë takim pritet të diskutohet për masat e reja, dhe pritet të merren masat e reja.
Lajmin për Gazeta “Enigma” e ka konfirmuar, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
“Po në ora 14:00 do të ketë takim”, ka thënë Ibrahimi ai për Gazeta “Enigma”.
Kujtojmë që nesër bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Enigma.