BBC ka bërë një shkrim të gjatë lidhur me mungesën e VAR-it në futbollin skocez.
Prestigjiozja britanike ka krahasuar mungesën e teknologjisë në një nga ligat më interesante në Evropë dhe prezencën e saj në një ligë të nivelit të ulët siç është Kosova.
Një pjesë e shkëputur nga artikulli i !
Çfarë kanë të përbashkët Kosova, Maroku dhe Tajlanda? Secila nga ligat e tyre më të larta të futbollit kanë VAR ndërsa Skocia jo.
Këtë të premte, FA Skoceze dhe SPFL do të zhvillojnë një video-konferencë me klubet Skoceze të Premier League për të diskutuar futjen e teknologjisë për të gjitha lojërat e nivelit të lartë dhe raundet e fundit të garave të kupës vendase.
Por pse është dashur kaq kohë për të arritur këtu? Si do të funksiononte? Kush do të paguante për të? Dhe a do të jenë klubet në favor?