Kombëtarja e Francës ka arritur në finale të Ligës së Kombeve.
Kampionët e Botës mposhtën Belgjikën me një rikthim fantastik 3-2, derisa në finale do të takohen me Spanjën.
Por për këtë ndeshje të rëndësishme, trajneri Didier Deschamps nuk mund të llogarit në shërbimet e mesfushorit Adrien Rabiot.
Mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe nuk mund të luaj ndaj Spanjës në finalen e madhe.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kombëtares së Francës në Twitter, teksa lojtari ka humbur sfidën finale.
26-vjeçari ishte titullar në gjysmëfinalen ndaj Belgjikës ku qëndroi në fushë për 75 minuta.
Adrien Rabiot ne pourra pas participer à la finale de la Ligue des Nations, dimanche à 20h45, contre l’Espagne. https://t.co/YD6SRvrWoa— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) October 9, 2021