Presidenti Agim Ademi ka qëndruar në Milano me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin për të ndjekur nga afër ndeshjen finale të Ligës së Kombeve, Spanjë – Francë (1:2), e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, shkruan Gazeta Enigma.
Para ndeshjes finale presidenti Ademi ka qenë në darkën e përbashkët me presidentin Çeferin. Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në futboll, e veçmas me ecurinë e projekteve të FFK-së.
Presidenti Ademi e ka falënderuar numrin 1 të UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që po ai personalisht dhe UEFA si institiucion po i japin futbollit kosovar nëpërmjet projekteve të shumta.
Ndërkaq, presidenti Çeferin përgëzoi FFK-në për progresin e vazhdueshëm dhe për realizimin e projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të talenteve.
Lexo edhe: