Të martën, më 19 tetor 2021, në orën 10:00, do të mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve.
Një nga pikat në rend dite pritet të jetë projektligji për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, si dhe ai për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
Në rend dite në këtë seancë do të jetë edhe Raporti vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe ai i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020./Gazeta Enigma.