Specialja kërkon nga Policia e Kosovës detaje nëse sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës detaje nëse sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës, që tu përgjigjen në detaje nëse ky institucionin i sigurisë mund të sigurojë mbrojtën në liri të ish-krerëve të UCK-së që po mbahen prej gati një viti të paraburgosur në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.


Policia e Kosovës sipas urdhri të lëshuar me 8 tetor nga Haga, kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në dokument e lëshuar nga gjyqtari francez, Nicolas Guillou, thuhet se Policia e Kosovës urdhërohet, po ashtu, që të respektojë konfidencialitetin dhe përmbajtjen e procedurës.

Ish-eprorët e UCK-së, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Haga për krime lufte në Kosovë.

Ndryshe, vendimin e fundit të Panelit të Gjyqtarëve të Apelit lidhur me apelet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve kundër vendimeve të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim, u zbulua se Drejtoria e Policisë së Kosovës, nuk kishte dhënë garancitë e mjaftueshme për mbrojtjen në liri të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët tash e njëmbëdhjetë muaj po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Paneli konstaton se nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake konsideron se përgjigja nga Policia e Kosovës nuk ishte mjaftueshëm e kënaqshme, atëherë ai duhet të kishte kërkuar nga Drejtori i Policisë për të marrë përgjigjen e detajuar që konsideronte se mungonte”, thuhej në vendimin e Panelit./Gazeta Enigma.

Related Articles