Ekipet kombëtare të Zvicrës janë të mbushur me futbollistë shqiptarë, raporton Gazeta Enigma.
Shumë prej tyre janë pjesë e ekipit A të shtetit helvet, mirëpo edhe shumë të tjerë gjendet në moshat e reja të këtij vendi.
Gjatë këtij vikendi, skuadra e 17 vjeçarëve të Zvicrës ka luajtur me ekipin e Gjibraltarit dhe besoni apo jo, 7 futbollistë nga Kosova ishin pjesë e ‘helvetëve’.
Madje, pesë golat e ndeshjes u realizuan po nga futbollistët shqiptarë.
Leon Frokaj realizoi dy gola, ndërkohë me nga një tjetër kontribuan Leon Asllani, Labinot Bajrami dhe Kevin Krasniqi.
Nevio Di Giusto ishte realizori i vetëm vendor për ekipin e Zvicrës. /Gazeta Enigma/