Maqedoni e Veriut – Gjermani: Tre futbollistë shqiptarë pritet të startojnë, formacionet e mundshme

Maqedoni e Veriut – Gjermani: Tre futbollistë shqiptarë pritet të startojnë, formacionet e mundshme

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” vazhdojnë sonte.

Maqedonia e Veriut që në radhët e saj ka disa futbollistë shqiptarë në Shkup do të ketë punë të vështirë me Gjermaninë.

Për nikoqirët pritet të jenë titullar tre futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Ezgjan Alioskin, qendërmbrojtësin, Musliu dhe anësorin, Ademi.

Ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut ndeshjen e parë e kishte fituar ndaj Gjermanisë, ndërsa të dytën e synon sonte me ndihmën e lojtarëve shqiptarë.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë luhet në Shkup dhe fillon nga ora 20:45.

Formacionet e mundshme:

Maqedonia e Veriut: Dimitriveski; Alioski, Velkovski, Musliu, Ristovski; Elmas, Kostadinov, Spirovski, Ademi, Churlinov, Trajkovski.

Gjermania: Neuer; Hofmann, Sule, Rudiger, Kehrer; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sane; Werner.

Related Articles