Qeveria e Kosovës ka vendosur që 19 prilli në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, të vazhdojë sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve.
Njëherit kanë njoftuar se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.
Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve.