Fluturimet e refugjatëve afganë nga Gjermania, nga baza ajrore ushtarake Ramstein, në Shtetet e Bashkuara vazhduan, dhe që nga e shtuna, 2500 afganë kanë udhëtuar me nëntë aeroplanë.
Rreth 6,000 afganë të tjerë presin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Rreth 1,600 prej tyre nga ajo bazë ushtarake amerikane në Gjermani janë planifikuar të largohen të martën. Fluturimet në SHBA janë pezulluar për disa javë për shkak të disa rasteve të fruthit. Rreth 8,800 njerëz janë vaksinuar që atëherë kundër sëmundjes dhe Covid-19.
“Që nga fillimi i operacionit më 20 gusht, më shumë se 34.8 mijë evakuuar kanë kaluar nëpër bazën ajrore Ramstein”, tha një zëdhënës i bazës. “Deri më sot, më shumë se 28.5 mijë refugjatë janë larguar nga baza ajrore, drejt SHBA -së ose ndonjë destinacioni tjetër të sigurt”, shtoi ai.
Ramstein, i vendosur në Gjermaninë perëndimore, është një nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. Së bashku me bazën në Katar, është një nga pikat kryesore nga e cila afganët, duke ikur pasi talebanët morën pushtetin në shtetin e tyre, shkojnë në destinacionet e tyre përfundimtare.