Gjuajtje me armë gjatë fushatës në Drenas

Gjuajtje me armë gjatë fushatës në Drenas

Gjatë fushatë zgjedhore të mbajtur në Drenas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Gllanasellë.

Lajmin për Gazetën “Enigma“, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se policia ka sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë, ndërsa në stacion policor janë shoqëruar dy persona.

“Rreth orës  21:00, kemi marrë informatën se  në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë. Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles