Bernard Challandes ka marrë vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës që të largohet nga Kosova.
I pyetur nga gazetarët në qoftë se do të ketë dëmshpërlbim për kontratën e mbetur, Agim Ademi është përgjigjur kështu:
“Kemi marrë një vendim të përbashkët në të gjitha drejtimet. Jemi në rregull të dyja palët në aspektin financiar”, ka thënë Ademi
Kosova tani do të jetë në kërkim që të gjejë trajner të ri për kombëtaren A.