Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë konferencë për media, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo konferencë vjen pas zhvillimeve të fundit në veri.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe pas arrestimit të tetë personave në aksionin e sotëm, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave,
Edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se incidentet e dhunshme në veri të vendit duhet të ndalen menjëherë. Tutje ai ka shtuar se veprimet e njëanshme që e rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”./Gazeta Enigma.