Katër policë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të sotëm në Veri të vendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Besart Ahmeti shefi i Njësisë Speciale të Policisë në Prishtinë, por edhe pesë kolegët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore pasi u lënduan gjatë aksionit të së mërkurës në veri të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta “Enigma”, Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri.
“Vetëm lëndime të lehta trupore kanë marrë”, theksoi ai.
Por, Gërguri nuk ka dhënë më shumë informacione se me çka janë goditur policët që kanë pësuar lëndime.
“Nuk kanë përfunduar ende ekzaminimet e të lënduarve, s’ka ende asgjë përfundimtare. Gjendja e tyre shëndetësore është e lehtë, nuk është e rëndë”, ka deklaruar Govori.
Ndryshe, gjatë aksionit të sotëm në Veri janë lënduar gjashtë zyrtarë policor dhe një qytetar./Gazeta Enigma.