Njoftim nga MSh-ja për masat e reja

Njoftim nga MSh-ja për masat e reja

Gjatë ditës së enjte në disa media u raportua se disa qytetarë që kanë pasur vetëm një dozë të vaksinës janë kthyer në kufi dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë, transmeton Gazeta “Enigma”.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për masat e reja ndaj atyre që hyjnë në Kosovë.

Sipas MSH’së, çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se personi ka kaluar COVID’in apo testin e shpejtë antigjen.

Ndryshe, sipas MSh-së, brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7 mijë e 154 pacientë./Gazeta “Enigma”/

Lajmi i plotë:

Related Articles