Nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, kanë thënë se bizneset do të jenë përkrahëse të ndryshimit të qeverisjes lokale.
Komunikata e plotë:
Gjatë vizitës së vijës së prodhimit te kompania Euro Metali, diskutuam për vështirësitë që po i kanë bizneset si rezultat i mungesës së mbështetjes së investimeve për biznese. Për të trajtuar këtë problem që i preokupon shumë biznese në Gjilan, ne e kemi paraparë krijimin e zonës ekonomike ku do të mund të koncentrohet aktiviteti biznesor i Gjilanit.
Euro Metali e shumë biznese të tjera që i kemi takuar kanë shprehur interes të madh për të u zhvendosur aty dhe të shfrytëzojnë potencialin që zona ekonomike do të i sjellë bizneseve e gjithë Gjilanit përmes tyre.
Numri 144 është për të gjithe bizneset.
#pertegjithabizneset
#pertegjithashtresat
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar