Ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Me t`i hapur dyert e oborrit, disa persona që e kishin ndjekur me veturë, i kishin hyrë në shtëpi Hysen Podrimçakun nga Vitomirica e Pejës.
Të maskuar e duke kërcënuar fizikisht, kishin tentuar fillimisht t’ia marrin veturën e tipit Pasat, por rezistenca e kryefamiljarit bëri që ata të marrin vetëm çelësat e veturës.
Ky ishte vetëm fillimi i torturës nga grabitësit, të cilët më pas dhunshëm hynë brenda shtëpisë.
“Kanë ardhe do hajna te kerri me kanë sulmu fizikisht mu, me kanë ngreh zhag ma kanë hapur derën kemi hyrë brenda iu kom bo pak rezistencë, vërehet edhe në kamera, njëri prej tyre i ka thënë futja thikë, edhe me ka sulmuar me thikë këtu në dorë”, rrëfen për RTK-në, Hysen Podrimçaku, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Sipas kryefamiljarit, 4 personat, me të hyrë brenda, e kishin lidhur edhe bashkëshorten e tij, të cilën e kanë kërcënuar me armë të ftohtë.
“Shoqën e kanë lidhur, mos luni, thikën me sharrë te fyti, alltin 3-4 duke vjedhur, kanë marrë orendi, ari në vlerë 15 mijë euro, pare të gatshme 5 mijë euro – dëme materiale”, thotë ai.
Frika nga nata e kaluar për të vazhduar jetesën në këtë vend, po e shtynë që ta shesë edhe shtëpinë.
“Une djemët i kom jashtë. Kanë investu në shtëpi jom bo kajl me shit këtë shtëpi 100 euro me ik prej këtij vendi”, shton tutje ai. /Gazeta “Enigma”/