Infektologu Hamdi Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit, pasi sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të jemi të sigurt nga pandemia me Coronavirus.
“Kur kemi mbi 70% të imunizuar dhe kur e dimë që kemi një numër të imunizuar që e kanë kaluar sëmundjen atëherë situata është më e lehtë e kontrolluar dhe mund të jetë më e qëndrueshme gjendja, do të ketë më pak të hospitalizuar shumë pak të infektuar apo edhe zero të sëmurë rëndë të cilët mund të paraqesin vdekshmëri”, ka thënë ai.
Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, tregoi se cilat mosha duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës.
“Në një grup të caktuar të qytetarëve të personave nuk po arrihet imuniteti i kënaqshëm mbi 70% dhe është kjo kategori e qytetarëve që kanë moshë të shtyrë, pastaj stafi shëndetësorë duhet të vaksinohen, banorët e shtëpisë së pleqve, janë persona që duhet të bëhet edhe vaksina përforcuese”, ka përfunduar Ramadani. /Gazeta “Enigma“/