Vdes nga COVID-19 gazetari i njohur nga Shqipëria

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Artjan Tepelena.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.  Të prehet në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles