Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka nënshkruar kontratën për terminalin e Trepçës.
Llugaliu tha se kjo do të krijojë lehtësira për kompanitë vendore, derisa ka përmendur se kjo do të vazhdojë me një dinamikë të përshpejtuar edhe në Prishtinë.
E, shuma që është paguar në terminalet private prej 40 euro, Llugaliu tha se kjo do të arrin ta rikthejë në një shumë simbolike.
“Pas autorizimeve të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, unë cilësinë e përfaqësuesit të Doganës së Kosovës, nënshkrova një marrëveshje me kryeshefin e Trepçës për rifunksionalizimin e Terminalit Doganor në Mitrovicë, siç është operuar edhe më herët në pronën e Trepçës. Kjo është një arritje e rëndësishme për shkak se pagesat që bëhen në terminalet private prej 40 eurosh, ta rikthejmë në një pagesë simbolike, gjithashtu kjo adreson edhe një problem me vite që është përsëritur si sfidë e të bërit biznes në raportin e Progresit të Komisionit Evropian”.
“Është më rëndësi që kjo krijon lehtësira të reja për kompanitë e Kosovës dhe do të vazhdojë me një dinamikë të përshpejtuar me shtrirje edhe në Prishtinë, por me kërkesë të Qeverisë janë bërë edhe në regjionet tjera”, u shpreh ai. /Gazeta “Enigma”/
Rifunksionalizohet Terminali Doganor në Mitrovicë from Ekonomia Online on Vimeo.