Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitare i Kosovës ka njoftuar se aktualisht me COVID-19 janë duke u trajtuar 90 pacientë.

Prej tyre tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 41 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 90 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 26 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8  pacientë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles