Lazio ka shënuar një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A, shkruan Gazeta Enigma.
Ivan Perisic kaloi mysafirët në epërsi kur realizoi nga pika e bardhë në minutën e 12-të të ndeshjes, pasi më parë ishte akorduar dënimi më i rëndë.
Me këtë rezultat skuadrat shkaun në pushim, ndërsa në pjesëlojën e dytë Lazio tregoi një fytyrë krejtësisht tjetër me paraqitje.
Fillimisht Immobile barazoi rezultatin në minutën e 64-të kur realizoi nga penalltia, ndërsa përmbysja u kompletua në të 81-tën kur Anderson realizoi.
Krejt në fund, Milinkovic-Savic shënoi për rezultatin final 3:1, i cili ishte vendimtar për epilog përmbyllës. Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, teksa Interi mbetet i treti me 17 pikë gjithsej, shkruan Gazeta Enigma.