Qytetarit nuk i pritet për të votuar, niset pa familjarët: Unë jam i hershëm, ata flejnë pak më shumë

Qytetarit nuk i pritet për të votuar, niset pa familjarët: Unë jam i hershëm, ata flejnë pak më shumë

Qytetarët e Podujevës tashmë kanë filluar të dalin për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar për kryetarin e ardhshëm të komunës dhe për Kuvendin Komunal.

T7 po raporton drejtpërdrejtë edhe nga qendrat e votimit në Podujevë ku tashmë ka filluar procesi i votimit.

E një qytetar si duket nuk ka pasur durim t’i pres anëtarët e tjerë të familjes për të shkuar bashkë për të votuar.

Ai ka thënë se është pak më i hershëm dhe se nuk i ka pritur familjarët sepse tha se ata flenë pak më shumë.

“Çdoherë ndryshimet duhet të bëhen, mirë bëhet. Komplet, krejt familja, veç unë jam pak më i hershëm ata flejnë pak më shumë”, ka thënë ai./Gazeta Enigma.

Related Articles