Dalja në zgjedhje deri në orën 11:00

Dalja në zgjedhje deri në orën 11:00

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal Zgjedhor, në vend deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote, raporton Gazeta “Enigma”.

Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Në Novëbërdë kanë votuar 15.74 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 474 qytetarë

Ndërsa, në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 14 mijë e 568 qytetarë apo 8,70 për qind.

Kujtojmë që për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Related Articles